Borxhi tatimor rekord 1 miliardë euro në fund të vitit 2020

Borxhi tatimor ka shënuar një vlerë rekord prej rreth 1 miliardë eurosh në fund të vitit 2020, ndërkohë që problem mbetet struktura dhe mosha e tij. Tatimet raportojnë se 68% I këtij borxhi I takon kompanive me status pasi

 

Ndërsa detyrimet e papaguara nga bizneset te tatimet kanë arritur vlerën rekord prej rreth 1 miliardë eurosh gjatë vitit të shkuar, problem mbetet struktura e tij, e cila e bën vështirësish të mbledhshëm këtë borxh. Kjo pasi pjesa e dërrmuese e tij I takon kompanive me status pasiv, ndërkohë që gjithashtu problem mbetet edhe mosha e borxhit.

 

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, stoku I borxhit arriti në 122.5 miliardë lekë, afërisht 1 miliardë euro në fund të vitit 2020. Subjektet Pasive janë përgjegjës për 58% të numrit total të subjekteve debitor me një vlerë prej 68,6 mld lekë, rreth 700 milionë euro  ose  68%  të  masës  totale  të borxhit. Subjektet Aktive janë përgjegjës për 42% të numrit total të subjekteve debitorë me një vlerë prej 39,8 mld  lekë, rreth 300 milionë euro,  ose  32%  të  masës  totale  të borxhit.

 

Problem tjetër është edhe mosha e borxhit, duke qenë se sa më e largët të jetë koha e krijimit të detyrimeve, aq më e vështirë është edhe mbledhja e tyre.

 

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Borxhi me vjetërsi mbi 2 vjet rezulton me vlerë 83,3 mld Lekë, rreth 700 milionë euro,  ose sa 68% ndaj totalit të stokut.

 

Ndërkaq struktura e borxhit më të ri paraqitet si më poshtë: sipas vjetërsisë paraqitet si më sipër ku:•borxhi deri në 3 muaj 4%ndaj totalit të stokut•borxhi nga 3 -6 muaj 5% ndaj totalit të stokut•borxhi  nga 6-12 muaj 10 %ndaj totalit të stokut borxhi nga 1-2 vjet13% ndaj totalit të stokut.