Braçe përlotet në Kongresin e PS: U bë pushkatim pa gjyq në mes të bulevardit

Deputeti i PS, Erion Braçe është përlotur në Kongresin e PS, teksa foli për viktimat e 21 Janarit.

 

Ish-zv/ kryeministri Erion Braçe duke shigjetuar Sali Berishën kërkoi drejtësi për vrasjen e katër protestuesve në 2011.

Ai tha se katër protestuesit nuk paraqisnin asnjë rrezik dhe ndodheshin jashtë perimetrit të sigurisë së Kryeministrisë.

“Do i lusja cilindo që është në këtë sallë dhe në 21 janar ka qenë në atë bulevard të mbyllë pak minuta sytë dhe të fillojë të kujtojë vetën e tij ën atë ngjarje. 19 janar 2011 komi njësi speciale përgatit planin 28 s/9 që parashikonte që grupi i përbërë nga 6 oficerë do jetë në gatishmëri gati për të hapur zjarr në rast të thyerjes së kordonit të njësie 2 dhe speciale. Planet parashikon që oficer do pajiseshin edhe plumba manovre dhe të vërtetë. Ata filluan të përdorin armët e zjarrit duke qëlluar me pretendimin për të penguar sulmin e protestave ndaj godinës. Si pasojë e të shtënave 3 protestues, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda vdiqën në vend. Aleks Nika që ndodhej në trotuar u godit nga një plumb në kokë, 3 viktimat ndodheshin jashtë oborrit dhe asnjëra nuk ishte e përfshirë në akte të dhunshme. Ndea Prendi ka ndërruar tytën e armës me armën e një kolegu të gardës. Po atë mbrëmje specialistët e hetimit morëm rreth 500 gëzhoja së bashku me 12 plumba.

Autoritetet amerikane dhanë një raport ku thuhej se hard disku i kryeministrisë ishte reformatuar manualisht në datë 22 janar, prodhonte se të dhënat në hard disk ishin kopjuar në një disk të jashtëm në mbrëmjen e 21 janarit dhe 28 janar. Mangësitë e hetimet janë të mjaftueshme që të arrijë.

Hetimi që është kryer për këtë çështje nuk mund të konsiderohet efektiv që mund të çoje në ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës. Ky është vendimi i gjykatës më të rëndësishme në Evropë, Strasburgu dhe nuk janë përshkrimi i ngjarjes, por janë konkluzionet e Gjykatës europiane të të drejtave të njeriut. Nuk e kam kuptuar kurrë pse më 21 janar, për 12 vite me radhë më thuhej përmbahu. Pse duhet të përmbahem? Forca vdekjeprurëse me dashje është monopol i shtetit në kushte të ligjshme, por në shkelje të ligjit me dashje është vrasje, pushkatim pa gjyq. Ka ndodhur në mes të bulevardit dëshmorët e kombit. Gjykata pohon se 4 protestuesit s’kanë qenë të dhunshëm dhe s’kanë qenë përdorues të armëve të zjarrit dhe kanë qenë në bulevard. Monopoli i shtetit nuk mund të jetë i tillë pa besimin e publikut te shtetit. PS i kishte shpjeguar jo vetë qëllimin e protestës por edhe çdo veprim të ligjshëm, ishim dorëzuar te shteti për të betuar një nga të drejtat themelore, atë të njeriut”, tha Braçe.

Braçe më tej kritikoi Prokurorinë e Tiranës sa i takon hetimeve për vrasjen e 4 protestuesve para kryeministrisë në 21 janar 2011. Ai tha se prokuroria është tallur me hetimin. Ndërsa shtoi se PS nuk do të ofrojë kurrë mbrojtje për zyrtarë apo politikanë të cilët janë subjekt i një ndjekje penale nga organet e drejtësisë.

“Prokuroria e Tiranës nuk ka hetuar, është tallur me hetimin. Mjafton të shihni pyetjen që i drejtonte ekspertizës duke i kërkuar nëse ka ndonjë zhvillim për plumbin në ballin e Aleks Nikës.
Kemi bërë pastrim të sistemit të drejtësisë në funksion të pavarësisë, të prokurorëve dhe gjyqtarëve.Përulësi dhe heshtje për çdo vendim të gjykatave. Zero mbrojtje politike për këdo që përballet me ndjekje penale. Kjo parti kurrë nuk e bëri prokurorin dhe gjykatësin.  Gjaku nuk është ujë, gjaku nuk duhet të bëhet ujë. Gjaku duhet të bëhet drejtësi.
Gjykata e Strasburgut në vendimin për Aleks Nikën, thotë se ka dy shkelje në këtë çështje: Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes! Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet. Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet.  Në protestën e 21 Janarit 2011 u ekzekutuan nga garda Ziber Veizi, Hekuran Deda Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj, ndërsa u plagosën edhe 6 protestues të tjerë, që të gjithë të pafajshëm dhe protestues paqësorë.