Britania i mbyll dyert Kanye West-it për festivalin Wireless


Kanye West, i njohur nuk do të lejohet të marrë pjesë në Festivalin Wireless të Londrës, pasi Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka ndaluar hyrjen pas debateve të shumta rreth performancës së tij të pritur.

Ministria e Brendshme njoftoi dje refuzimin e kërkesës së tij për udhëtim, duke argumentuar se prania e reperit nuk është në interesin publik.

Sipas BBC, kjo masë vjen si përgjigje ndaj deklaratave të përsëritura antisemite, raciste dhe pro-naziste që West ka bërë gjatë viteve të fundit.

Pak para se të bëhej publik vendimi i ndalimit, West deklaroi më herët gjatë ditës së sotme se do ta “vlerësonte” një mundësi për t’u takuar me pjesëtarët e komunitetit hebraik në Britaninë e Madhe.

Përmes një komunikate, ai theksoi se e kishte “ndjekur diskutimin rreth Wireless” dhe shprehu gatishmërinë për t’u takuar ballë për ballë me përfaqësuesit e tyre “për t’i dëgjuar ata”.

“E di që fjalët nuk janë të mjaftueshme,” u shpreh reperi, i cili njihet për të shkuarën e tij me shpërthime antisemite.

“Do të më duhet të vërtetoj përmes veprimeve se kam ndryshuar. Nëse jeni të hapur për këtë, unë jam këtu.”

Nga ana tjetër, Komiteti i Përfaqësuesve Britanikë Hebrenj theksoi se ishin “të gatshëm” për këtë takim me reperin, por vetëm me një kusht: që ai të anulonte pjesëmarrjen e tij të planifikuar në festivalin Wireless. /Prive By Liberta Spahiu

 





Burimi Privebruto.com