BSH: Euro përbën 64.9% të totalit, të rezervës valutore

Monedha e përbashkët europiane Euro, përbën pjesën më të konsiderueshme të rezervës valore në Shqipëri.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, në fund të vitit 2020, euro përbënte, 64.9% të totalit të rezervës valutore, e ndjekur nga dollari amerikan me 19%, SDR me 5.8%, ari me 3.5%, paundi britanik me 2.1%, jeni japonez me 2%, renminbi kinez me 1.5% dhe dollari australian me 1.5%.

Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë përfshiu për herë të parë edhe monedhën kineze dhe atë australiane në valutat në të cilat mbahet rezerva valutore e vendit.

Në fund të vitit të kaluar, rezerva valutore e Shqipërisë kishte vlerën e 3.94 miliardë eurove. Vlera e mjeteve të rezervës valutore të vendit u rrit 17.3% me bazë vjetore, në fund të 2020.

GELDTrade.al