BSH/ Kreditimi në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor shënon zgjerim me 43%

Kreditimi në sekorin e turizmit ka shënuar rritje gjatë muajve të parë të këtij viti.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, turizmi është një nga sektorët me peshë domethënëse në kreditim.

Sipas BSH-së, zmadhimin më të madh të portofolit të kredisë e ka shfaqur sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me 43%.

Pavarësisht se degët e lidhura me turizmin ka qenë ndër më të prekurat nga kriza, duket se sektori bankar ka vijuar t’i mbështesë me kredi këto aktivitete, për të mbështetur një rimëkëmbje të pritshme të tyre në periudhën pas pandemisë.

GELDTrade.al