BSH/ Sistemi bankar shënoi një fitim prej 136 milionë euro në fund të 2020

Sistemi bankar shënoi një fitim prej 136 milionë euro në fund të vitin 2020, bëri të ditur Banka e  Shqipërisë.

Sipas BSH-së, të ardhurat nga interesat u rritën me 1.2 %.

Ndërsa të ardhurat nga jo interesi u rritën me 12 %, kryesisht nga fitimet e instrumentave financiarë.

Fitimet e bankave gjatë vitit 2020 rezultojnë 15 % më pak se një vit më parë, kjo sipas ekspertëve sepse shpenzimet për provigjione arritën në 5.4 miliardë lekë në vitin 2020, ndërsa prej tre vitesh ky tregues ishte negativ.

BSH-ja bën të ditur se, nga ana tjetër sistemi bankar është furnizuar me likuiditeteve për shkak të rritjes së ndjeshme të depozitave në periudhën e pandemisë, ndërsa ka qenë aktiv dhe në kredinë e re. 

GELDTrade.al