Bujqësia arriti 19.3% të PBB në vitin 2020

Transformimi në zhvillim përmes investimeve private dhe buxhetore në çdo hallkë të bujqësisë, ka rritur kotributin e këtij sektori në ekonominë e  vendit rrjedhimisht dhe në atë familjare.

Gjithashtu bujqësia është sektori i madh në ekonomi dhe ndër të vetmit që nuk u prek direkt edhe nga kriza e pandemisë.

Karantina nuk i ndikoi zonat rurale, puna vazhdoi normalisht, ndërsa kërkesa për produkte bujqësore u rrit, së bashku me eksportet.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në fund të 2020-s, pesha e bujqësisë ndaj totalit të ekonomisë arriti në 19.3% të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB), nga 18.4% në dy vitet e mëparshme.

Kjo vlerë shënon kështu nivelin më të lartë të kontribut të saj në ekonominë e vendit në këto vitet e fundit.

GELDTrade.al