Bujqësia, në sfidë për konkurrueshmërinë e çmimet – “Tregu rajonal dhe dixhitalizimi, kyç për uljen e kostove dhe integrimin”

Vendet e rajonit kanë një sfidë të përbashkët në sektorin bujqësor, që të jenë një paketë e vetme kundrejt Bashkimit Europian,  duke u bërë më konkurrues në produkte cilësore dhe në çmime.  Ministria e Bujqësisë Shqiptare ka marrë presidencën e SWG për vitin e ardhshëm, dhe do të jetë në krye të hartimit të politikave të përbashkëta rajonale në sektorin bujqësor.

Për Ministrin serb të Bujqësisë, shtet i cili mbante Presidencën, sfidë kryesore rajonale është aplikimi i axhendës së gjelbër dhe teknologjive të avancuara për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe gazit në sektorin bujqësor.

Ndërsa për Bashkimin Europian, krijimi i tregut rajonal,  eliminimi i barrierave tregtare dhe dixhitalizimi në bujqësi është kyç për tu bërë faktor në tregun europian.

Problematikat dhe sfidat që ka përpara sektori bujqësor në Shqipëri dhe më gjerë janë bërë prezente në takimin e 15 vjetor të Ministrave të Bujqësisë së Evropës Juglindore.