Bypass-i i Vlorës – ARRSH informon mbi situatën aktuale të punimeve

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se nga punimet e kryera deri më tani në Bypass-in e Vlorës i cili është 29 km i gjatë janë realizuar:

  • 5 Ura me gjatësi 50 -150m
  • 15 kryqëzime
  • 27 mure mbajtëse

Ndërkaq sipas informacionit të publikuar nga ARRSH po vijon aktualisht puna për:

– ndërtimin e urës 3 dhe ndërtimin e mureve gabion

-betonimin e kanaleve anësore

– formimin e trupit të rrugës dhe mbrojtjen e skarpateve në zonën e Kaninës.