Capital T reagon pas telefonatës me oficerin e policisë, s’tërhiqet nga mbështetja për studentët


Pas publikimit të audio-incizimit të telefonatës me një person që prezantohet si oficer i Policisë së Tiranës, Capital T ka reaguar me një video. Reperi u drejtohet atyre që e kanë telefonuar dhe janë shqetësuar për të, duke thënë se është mirë dhe se së shpejti do të shkojë në Shqipëri. Biseda me personin që prezantohet si oficer u publikua pas reagimit të artistit në mbështetje të protestave.

Në video, Capital T sqaron se qëndrimi i tij për studentët nuk ka ndryshuar. Ai thotë se do të vazhdojë t’i përkrahë protestuesit dhe njerëzit që ngrihen për të drejtat e tyre, veçanërisht kur, sipas tij, u bëhet padrejtësi. “Jam në suport të studentave, në suport të njerëzve të mi për çdo lloj kauze”, shprehet reperi.

Ai tregon se pamjet nga protestat e kanë prekur dhe se nuk mund t’i shohë skenat që po ndodhin pa reaguar. Për të, lidhja me njerëzit që e kanë përkrahur ndër vite është arsyeja pse ndihet i përfshirë dhe pse e konsideron të rëndësishme të mos heshtë.

Capital T thotë gjithashtu se gjendja në Shqipëri ia ka vështirësuar vazhdimin e angazhimeve muzikore. Ai shprehet se nuk mund të kënaqet me muzikë apo koncerte, ndërkohë që sheh pamjet nga protestat dhe dhunën që, sipas tij, po ndodh ndaj studentëve.

Në fund, reperi i falënderon për telefonatat dhe shqetësimin, duke u siguruar se është mirë. “Gjithçka është ok, shihemi shpejt në Shqipni, ju dua”, përfundon ai. /Prive By LS





Burimi Privebruto.com