Çdo gjë është e hapur në grupin E, njihuni me sfidat e fundit në këtë fazë të Europianit

Sot do të mbyllet faza e grupeve në Europian me 4 duele.

Në orën 18:00 Sllovakia do të përballet me Rumaninë dhe Ukraina me Belgjikën. Çdo gjë është e hapur në grupin E pasi të katërta skuadrat janë me pikë të barabarta dhe të gjitha do të luftojnë sot për 3 pikët.

Ndërsa në grupin F gjërat janë më të thjeshta, pasi Portugalia është e kualifikuar dhe sot do të luajë me Gjeorgjinë e vendit të fundit dhe Turqia do të përballet me Çekinë.