Një atraksion i ri turistik në zemër të Korçës, në Zonën Këmbësore.
Kjo galeri do të ofrojë për të gjithë turistët vendas e të huaj pjesëza të etnografisë shqiptare nga jugu në veri punuar me shumë mjeshtëri nga Lirika Pojani.
E krijuar në detaje, kjo galeri është një thesar i çmuar, që pasqyron me të gjitha ngjyrat unike ndërthurjen fantastike të traditave shqiptare.