Celibashi: Numërimi i votave përfundon në orën 22:00/ “Proces më i mirë se në vitin 2021”

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale, do të përfundojë sot, në orën 22:00. Kështu bëri të ditur kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i cili doli në një konferencë për mediat në lidhje me ecurinë e procesit zgjedhor. Ai shtoi se ky proces, është më i mirë se ai i vitit 2021.

PYETJE-PËRGJIGJE:

Pyetja: Kur përfundon numërimi?

Celibashi: Deri në orën 22:00 sipas ligjit duhet

Pyetja: Si e gjykoni procesin e zgjedhjeve?

Celibashi: Procesi i numërimit po shkon shumë mirë, më mirë se në zgjedhjet e vitit 2021. Kemi aspak incidente, vetëm një rast në Kavajë. Shpresojmë që të përfundojë me orar, dje nxorrëm një urdhër, ku kërkuam që të vazhdohej procesi i numërimit pa ndërprerje. është proces i lodhshëm por do duhet ta bëjmë. Kemi nxjerrë dhe një urdhër ku kërkojmë që të zëvendësohen anëtarët që kanë qëndruar gjatë në detyrë. Lodhja bën të vetën.