Procesi i votimit në zgjedhjet vendore është duke ecur përgjithësisht i qetë, kështu u shpreh kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, megjithëse renditi disa dhjetra problematika të raportuara në të gjithë vendin.
Celibashi tha se është në dijeni të problemit me përdorimin e bojës matrikulluese që është raportuar se hiqet lehtësisht nga gishti. Po ashtu janë marë raportime për dy kuti të dëmtuara në Devoll.
Raportime janë marrë edhe për prezencën e personave të paautorizuar në qendrat e votimit.