Centrali fotovoltaik i KESH – Prodhimi do të nisë në mes të shkurtit, kapacitetet e Korporatës rriten me 5.143 MWp

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare synon të nisë prodhimin nga centrali fotovoltaik i digës Qyrsaq, në hidrocentralin e Vaut të Dejës në mesin e muajit shkurt të këtij viti. Gjithçka parashikohet në aplikimin e kryer pranë Entit Rregullator të Energjisë,  ku kërkon të licencohet për veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga ky central fotovolatik, që ka një kapacitet të instaluar prej  5.143 MWp.

Ndërkaq, në mbekldhejne  fundit ERE vendosi nisjen e procedurës së licencimit, ndonëse ndaj kompanisë publike të gjenerimit të energjisë eletkrike do të kërkohen një sërë dokumenetesh shtesë, që nuk ishin depozituar paraprakisht. Ndërkaq, në rast të përmbushjes së detyrimeve, licenca e KESH do të ketë një kohëzgjatje 25-vjeçare, për shkak të jetëgjatësisë së paneleve që prodhojnë energji nga dielli.

Cebtralki fotovoltaik i digës Qyrsaq do i shtohet kapaciteteve prodhuese të KESH, duke ndikuiar në dieversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë. Ndërkaq, kompanie publike synon të rrisë kapacitete prodhuese edhe përmes një impianti termik, që do të përdorë gasoil dhe mazut për gjenerimin e energjisë.

KESH ka hapur një procedurë konkurreuese , pëmres të cilës synon të marrë me qira për një periudhë 2-vjeçare një aset gjenerues termik të energjisë, me kapacitet 110 – 130 MW. Impainti do të jetë lundrues dhe do të instalohet në basenit e Triportit, në afërsi të Termocentralit të Vlorës, në mënyrë që të shfrytëzojë infrastrukturën ndërlidhëse me rrjetin e transmetimit të TEC –it.