Çfarë është A/B Testing në marketingun digjital dhe statistikat e saj?

Nëse nuk jeni duke bërë A/B Testing me përmbajtjen tuaj, atëherë jeni duke humbur shumë.

Mënyra e vetme se si mund ta vlerësoni suksesin e kampanjës së marketingut është duke marrë të dhëna direkt nga konsumatorët.

Juve ju nevojiten mjaftueshëm të dhëna për të kuptuar se si audienca u reagon elementeve specifike në përmbajtjet që i publikoni.

Por, çfarë është A/B Testing në marketingun digjital dhe si funksionon?

A/B Testing është procesi i krahasimit të dy versioneve të një titulli, artikulli, e-maili apo aseteve tjera të marketing me vetëm një element.

P.sh. nëse jeni duke bërë A/B Testing me titull të artikullit, atëherë ju i krijoni dy versione të titullit, por përmbajtja brenda artikullit është e njëjtë.

Pasi t’i keni përgatitur variacionet, ju ia prezantoni secilin version gjysmës së vizitorëve. Testi do t’ju tregoj se cili version është më i pëlqyeshëm tek audiencua juaj duke u bazuar në të dhëna specifike, siç është conversion rate dhe time on page.

A/B Testing ju ndihmon ta kuptoni se cilat fjalë, fraza, imazhe, video apo elemente tjera funksionojnë më së miri për audiencën që e keni. Madje, edhe ndryshimet më të thjeshta mund të kenë ndikim në conversion rates.

P.sh një testim ka treguar se një buton i kuq “Call-to-Action” ka performuar për 21% më mirë sesa një buton i gjelbër duke u bazuar në 2,000 vizita.

Pra nëse një ndryshim aq i vogël i bën njerëzit ta klikojnë më shumë artikullin tuaj, atëherë ju duhet t’i gjeni edhe elementet tjera që mund të kenë ndikim në conversion rate, trafik dhe metrika tjera.

Statistikat e A/B Testing: Çfarë janë “Champions”, “Challengers” dhe “Variations”

Statistikat apo të dhënat që i merrni nga A/B Testing vijnë nga KampionëtSfiduesit dhe Variacionet. Çdo version i asetit të marketingut ju furnizon me informacione për vizitorët.

Kampioni është aset i marketingut – pavarësisht se a është ueb faqe, e-mail, artikull i sponsorizuar apo diçka krejt tjetër – që ju supozoni se do të performojë mirë ose ka performuar mirë në të kaluarën. Ju e testoni atë me Sfiduesin, i cili përmban elemente të ndryshuara nga Kampioni.

Pasi ta kryeni A/B Testing, ju ose do ta keni një Kampion të ri ose do ta zbuloni se Variacioni i parë ka performuar më së miri.

Pastaj gjithmonë krijoni Variacione të reja për t’i testuar me Kampionin.

Shumë njerëz mendojnë se mjafton ta bëni një testim të vetëm A/B. Por realisht, ju vazhdimisht duhet të bëni A/B Testing në mënyrë që ta optimizoni në mënyrë kreative marketingun dhe reklamimin për audiencën tuaj.

Cilat janë elementet më të mira për A/B Testing?

Disa elemente kontribuojnë më shumë sesa tjerat. Ndryshimi i një fjale në artikulli me siguri se nuk do të bëjë shumë dallim në click-through rates.

Për t’ju ndihmuar ta kuptoni se në çfarë duhet të fokusoheni së pari, më poshtë i keni vetëm tri prej elementeve më efektive të A/B Testing.

1. Titujt dhe përmbajtja

Titulli i artikullit është gjëja e parë që njerëzit e shohin. Nëse nuk e merr vëmendjen e vizitorëve, atëherë puna ka shkuar huq.

Edhe aspektet e përmbajtjes kanë ndikim. P.sh. çfarë teksti përdorni në butonin Call-to-Action? Testoni gjatësi të ndryshme të fjalive dhe kuptojeni se çfarë po preferon më shumë audienca.

2. CTAs (Call-to-Actions)

Ndryshimi i një fjale të vetme në CTA mund të ketë ndikim në conversion rate. Karakteristikat tjera – siç është ngjyra e butonit, ngjyra e tekstit, kontrasti, madhësia apo forma gjithashtu kanë ndikim në performancë.