Çfarë është Marketingu?

Pa marrë parasysh se a është restaurant me 40 puntorë, apo kontabilist i vetëm, çdo biznes ka nevojë ta kuptojë vlerën e marketingut.

Konsulentët e marketing-ut të GELDTrade shpjegojnë se Marketingu të ndihmon ta arrish audiencën e targetuar, ta rritësh bazën e konsumatorëve, dhe së fundi ta rrisësh profilin tënd. Marketingu është më shumë sesa kapmanjat e mëdha të reklamave dhe logove atraktive. Marketingu është pjesë kyçe e biznesit tënd dhe ka nevojë të jetë në planet tuaja që nga fillimi i udhëtimit biznesor.

Çfarë nënkuptohet me Marketing?

Ka shumë definicione përsa i përket marketingut. Nga aspekti gjuhësor fjala Marketing rrjedh nga gjuha angleze, ‘Market’ dmth treg, ndërsa sufiksi ‘ing’ – tregon një veprim që po ndodh tani. Ndërsa përsa i përket aspektit ekonomik, marketierët kanë dhënë definicionet e tyre. Si përmbledhje marketingu mund të shprehet si një përzierje e aktiviteteve biznesore, të cilat punojnë drejt një qëllimi më të madh për ndërtimin e brendit dhe biznesit. Marketingu ka të bëjë me identifikimin dhe kuptimin e konsumatorëve dhe zhvillimin e produkteve për të cilat kanë nevojë ata. Marketingu është i rëndësishëm në shumë aspekte të biznesit tënd, duke filluar se si përshëndeten konsumatorët tuaj në telefon, procedurat e shërbimeve ndaj konsumatorëve, çfarë rroba vishen nga stafi, e deri tek e-maili yt.

GELDTrade.al