Marketingu përmes përmbajtjes është një formë e marketingut e fokusuar në krijimin, publikimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes për një audiencë të caktuar në internet.
Kjo formë relativisht e re e marketingut nuk përfshin shitjet direkte por në vend të kësaj, ajo ndërton besim dhe raport me audiencën. Shpesh përdoret nga bizneset në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e audienës, zgjerojnë bazën e konsumatorëve, të gjenerojnë ose të rrisin shitjet online, të ruajnë imazhin e markës ose besueshmërinë e konsumatorëve etj.
Marketingu përmes përmbajtjes ndihmon kompanitë të krijojnë besnikëri të qëndrueshme ndaj markës, siguron informacion të dobishëm për konsumatorët duke krijuar dhe shpërndarë përmbajtje të vlefshme falas dhe krijon imazhin e dëshiruar për kompaninë.
Kur bizneset ndjekin marketingun e përmbajtjes, fokusi kryesor duhet të jetë nevoja dhe perspektiva e klientit. Pasi që një biznes të ketë identifikuar nevojën e konsumatorit, informacioni mund të paraqitet në forma të ndryshme, duke përfshirë:
-Lajme/Artikuj
-Video
-Dokumente
-Libra elektronikë
-Infografikë
-Studime rastesh
-Udhëzime
-Pyetje dhe përgjigje
-Foto
-Blog etj.
Pse pikërisht marketing përmes përmbajtjes?
Ky lloj i marketingut dita e ditës po pëson rritje në përdorim nga bizneset, dhe arsyeja është se ka benefite të shumta.
Disa prej tyre janë:
-Përmbajtja efektive sjellë më shumë trafik
-Kompania mund të përdorë përmbajtje cilësore për të informuar klientët
-Mund t’ju ndihmojë të fitoni besimin e audiencës
-Përmbajtja e mirë ndihmon në ndërtimin e marrëdhënie më të forta me klientët
-Ndërton imazh pozitiv të markës tuaj
-Ka kosto më efektive se marketingu tradicional.