Çfarë nuk shkon me shitjen e mjaltit në vend?

Bletërritësit kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë ngritjen dhe fuqizimin e pikave të grumbullimit si e vetmja formë për të shmangur shitjen e mjaltit në mënyrë informale, në ambiente të papërshtatshme dhe pa elementë sigurie, gjë që ka sjellë paragjykim për produktin shqiptar.

Nga ana tjetër kërkohet të ndryshohet skema e subvencioneve, duke subvencionuar për njësi prodhimi. Kërkesat janë bërë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese gjatë diskutimit të projektligjit për bletarinë.

Nga ana tjetër kompanitë që mbledhin mjaltë, penalizohen në limitin e blerjeve dhe në eksport.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, aktualisht janë rreth 12 000 bletërritës në të gjithë vendin, prej të cilëve rreth 3 mijë kanë mbi 50 koshere. Prodhimi vjetor i mjaltit në vend ka arritur në 5 mijë ton, dukë mbuluar pjesën më të madhe të konsumit. Projektligji për bletarinë i cili po kalon hallkat e fundit të diskutimit, pritet të rregullojë të gjithë sektorin.