Aplikacioni Copilot i Microsoft tani është i disponueshëm për t’u shkarkuar edhe në App Store për përdouesit e iPhone dhe iPad. Siç raportohet, ky aplikacion për përdoruesit e iOS vjen vetëm disa ditë pasi Microsoft e bëri të aksesueshëm aplikacionin e pavarur Copilot për përdoruesit e Android.
Chatboti i fuqizuar me Inteligjencë Artificiale ka të integruar versionet më të fundit të platformave sikurse GPT-4 dhe DALL-E 3. Aplikacioni është falas për t’u shkarkuar dhe përdorur, por padyshim që mungojnë disa veçori nga versioni celular i Copilot.
Kohët e fundit Copilot u riemërua nga Bing Chat dhe me këtë mund të krijoni tekst, të merrni përgjigje për pyetje, të përmbledhni tekste, të shkruani ese, poezi ose më shumë. Përdoruesit mund të krijojnë gjithashtu imazhe duke përdorur platformën e integruar DALL-E 3.
Aplikacioni gjithashtu u jep përdoruesve akses falas në modelin më të fundit të ChatGPT-s, GPT-4 nga OpenAI. Sidoqoftë, siç është testuar, mund të merrni vetëm deri në 30 përgjigje në të njëjtën kohë dhe do t’ju duhet të aktivizoni GPT-4 në aplikacion.