Që nga prezantimi në nëntor të vitit të kaluar, ChatGPT është bërë një hit i jashtëzakonshëm. Në thelb, një chatbot i krijuar, programi i inteligjencës artificiale (AI) mund të japë përgjigje për pyetjet të mëdha dhe të vogla jetësore, dhe të hartojë ese universiteti, tregime fiktive, madje edhe të shkruajë letra motivuese për punësim.
Bëni një pyetje ChatGPT, siç kanë bërë miliona javët e fundit, dhe ai do të bëjë çmos për t’iu përgjigjur – vetëm nëse nuk e di me të vërtetë. Përgjigjet janë të sigurta dhe të shkruara rrjedhshëm, edhe nëse ndonjëherë gabon jashtëzakonisht shumë,
Programi është i fundit që doli nga OpenAI, një laborator kërkimor në Kaliforni, dhe bazohet në një AI të mëparshme të quajtur GPT-3. I njohur në këtë fushë si një model i madh gjuhësor ose LLM, AI ushqehet me qindra miliarda fjalë në formën e librave, bisedave dhe artikujve në internet, nga të cilat ndërton një model, bazuar në probabilitetin statistikor, të fjalëve dhe fjalive që priren të ndjekin çdo tekst që ka dal më parë. Është paksa si tekst parashikues në një telefon celular, por i shkallëzuar masivisht, duke e lejuar atë të prodhojë përgjigje të tëra në vend të fjalëve të vetme.