Cila është mënyra më e mirë për të përdorur të dhëna në marrjen e vendimeve

Konsulentët e marketing-ut të GELDTrade shpjegojnë se kur je duke ndërtuar një projekt tëndin, duke shpresuar se është Google-i i ri, duhet të marrësh shumë vendime bazuar në instinktin tënd. Dhe nëse je me fat dhe ja qëllon, mund ta gjesh veten duke drejtuar një ekip real shumë shpejt.

Pasi burimet janë të pakta dhe asnjëherë nuk ke mjaftueshëm kohë, duhet të mbështetesh shumë në mendjen tënde. Dhe nëse kjo funksionon, do vijë patjetër një kohë kur nuk do kesh më asnjë arsyetim dhe do të të duhet të shikosh të dhënat. Të duhen sa më shumë të dhëna që është e mundur.

Të jesh një lider efikas

Të jesh data-driven (fuqizuar nga të dhënat) është të jesh efikas. Dhe efikasiteti është gjëja kyçe në një kompani të suksesshme, me performancë të lartë.

Nëse dëshiron të jesh më i miri, duhet të mbledhësh të dhëna për gjithçka që bën. Fillimisht, nga kolegët dhe miqtë, dhe më pas nga çdo projekt, detyrë ose fushatë që drejton.

Të marrësh të dhëna

Të dhënat të ndihmojnë të kuptosh dhe përmirësosh proceset e biznesit në mënyrë që të reduktosh paratë dhe kohën e çuar kot. Mund të zgjedhësh mënyrën më efikase për të riblerë inventar, të planifkosh ciklin e shitjeve, dhe të kuptosh konsumatorin tënd. Pyetja është, si mund t’i marrësh këto të dhëna?

Si lider ke dy burime që mund të përdorësh. E para është burime të jashtme informacioni. Grupi i dytë është shumë më i afërt dhe quhet “punonjësit e tu.” Dhe ekzistojnë mjete për të marrë informacione nga të dyja këto burime.

Punonjësit janë një prej burimeve më thelbësore të informacionit që ke. Kështu që fillimisht, sigurohu që ata të të ofrojnë të dhënat që të duhen, kurdo që të duhen.

Përdorimi i të dhënave

Marrja e të dhënave për konsumatorët dhe partnrët në mënyrë direkte është pake vështirë. Si për shembull, për një menaxher të departamentit të marketingut, Google Analytics është miku më i mirë për të dhëna.

Të dhënat e detajuara mbi konsumatorin sot po luajnë një rol kryesor në fushata të të gjitha mashësive dhe formace.

Marrja e vendimeve

Sigurisht, sa më shumë eksperienca të kesh, aq më shumë mund të mbështetesh në instinktin tënd. Kur ke shumë eksperiencë, mund të marrësh vendime të informuara automatikisht. Por ky nuk është asnjë arsyetim që të jesh më konfident sesa duhet. Të jesh një lider do të thotë të kuptosh kur instinktin e ke gabim. Dhe do të thotë të dish që të dhënat fikse janë më të rëndësishme se mendimet e tua personale.

Kështu që, mos kini frikë të eksperimentoni me mjete të ndryshme, qasje të ndryshme, dhe metodologji të ndryshme. Është mënyra e vetme për të arritur një process më të mirë të marrjes së vendimeve.

GELDTrade.al