Cilat janë 3 ligjet për tërheqjen e klientëve të rinj

Konsulentët e marketing-ut të GELDTrade thonë se kur udhëheqim një biznes të bazuar tek klientët, javët dhe muajt mund të kenë mijëra ulje dhe ngritje. Klientët vijnë dhe ikin, duke u varur nga faktorë të ndryshëm. Marrja e klientëve të rinj mund të jetë një prej përpjekjeve më të vështira dhe shkaktarëve më të shpeshtë të ankthit për një pronar biznesi.

A mund të ketë “ligje” për tërheqjen e klientëve, që funksionojnë çdo herë? Ndoshta nëse rri gjithmonë në krye, me disa praktika të qëndrueshme, nuk ke pse harxhon pafund para në reklama kur nuk ke mjaftueshëm klientë. Ja tre ligjet që çdo sipërmarrës duhet t’i ndjekë për të tërhequr klientë të rinj.

  1. Prodho kontent të cilin klientët do e pëlqejnë

Mënyra e parë dhe më e rëndësishme për të tërhequr klientë të rinj është përdorimi i marketingut të kontentit në faqet e rrjeteve sociale, blog, apo kudo ku ndodhet konsumatori yt ideal. Kontenti “i zgjuar” nuk ka afat skadimi. Përderisa kontenti yt i personalizuar ndodhet diku në ‘web’, ka shumë mundësi të gjejë konsumatorët tuaj të targetuar, në një mënyrë ose tjetrën.

Gjithsesi, pavarësisht se si e gjen konsumatorin, vetë krijimi i kësaj përmbajtjeje është i rëndësishëm sepse të përforcon si lider. Kur konsumatorët kërkojnë një kompani të ri, duan diçka më shumë se thjesht një etiketë çmimi. Duan të bëjnë biznes me njerëzit që e njohin industrinë dhe janë ekspertë në fushën ku veprojnë. Nëse mund t’u përgjigjesh pyetjeve të konsumatorit të targetuar dhe t’i ofrosh përgjigjet dhe komentet për të cilat kanë nevojë, do mbajnë mend kompaninë tënde.

  1. Përdor rrjetet sociale

Në epokën e sotme digjitale, s’ka asnjë arsye pse të mos përdorësh rrjetet sociale për të tërhequr klientë rinj. Në fund të fundit, ke një botë të tërë konsumatorësh potencialë në pëllëmbë të dorës. Si t’i përdorësh, në anën tjetër, është një pyetje e vështirë me disa përgjigje të ndryshme potenciale, të cilat duhet t’i testosh një nga një. Duhet të ofrosh kontent të personalizuar me ‘hashtags’ të zgjuara, por ndoshta gjëja më e rëndësishme që mund të bësh është të jesh i vetëdijshëm për komunitetin që po ndërton, si në rrjetet sociale ashtu edhe në ato personale.

Gjithashtu, kthimi i përgjigjes ndaj çdo komenti dhe mesazhi direkt që merr do ndihmojë krijimin e angazhimit organik. Sa më shumë që ndjekësit tuaj të ndihen sikur ju njohin, aq më shumë do ju besojnë. E njejta gjë dhe me mesazhet që merr në Facebook ose LinkedIn. Përgjigju, edhe nëse mesazhi duket i automatizuar. Kështu do jesh në qendër të vëmendjes.

  1. Bëhu shembull i klientit tënd ideal

Është rregull i thjeshtë i tërheqjes, tërheq atë që të ngjan, kështu që gjasat për të tërhequr një klient rriten kur fillon të pasqyrosh aktivitetet e tyre dhe kur bëhesh pjesë e rrathëve socialë të tyre.

Sa herë që ndodhesh në një turmë me njerëz, sigurohu që po flet me njerëzit me të cilët do doje të punoje, domethënë mundohu t’i pasqyrosh.

Kjo ka të bëjë edhe me pjesën etike. Vepro ashtu siç do doje që një klient të sillej ndaj teje. Gjasat janë të larta që do ndërtosh një reputacion për veten i cili do garantojë referime, edhe nga njerëzit që ke punësuar. Dhe sa më shumë referime, aq më shumë klientë. Këto ligje do jua garantojnë këtë.

GELDTrade.al