Cilat janë 3 statistikat për profesionistët e marketing-ut në industrinë ‘software’?

Konsulentët e marketing-ut të GELDTrade.al shpjegojnë se në botën e sotme të udhëhequr nga interneti, përdorimi i rrjeteve sociale për të promovuar markën tuaj nuk është vetëm një ide e mirë, por është thelbësore. Për kompanitë e internetit dhe softuerëve, mediat sociale ofrojnë një platformë për të fituar klientë të rinj, për të treguar këto produkte dhe për të rritur prezencën tuaj online.

Ja pesë statistika për t’ju nxitur në marketingun e mediave sociale për kompaninë tuaj të softuerit.

  1. 86% e konsumatorëve që blejnë produkte IT përdorin mediat sociale për t’i ndihmuar të vendosin për një blerje

Mediat sociale janë bërë një elememt shumë i rëndësishëm në rrugën e blerjes për industri të ndryshme. Industria e softuerëve dhe teknologjisë nuk bën përjashtim, pasi 86% e konsumatorëve që blejnë produkte IT përdorin media sociale për t’i ndihmuar ata të marrin vendimet e blerjeve. Një identitet i fortë i brand-it dhe kontenti i duhur, emocionues dhe edukativ mund të sjellë shumë klientë të rinj.

  1. Një në çdo tre klientë u drejtohet mediave sociale për të kërkuar këshilla ose për të komunikuar me një biznes

Jo vetëm që media sociale është një vend ku kontenti juaj shkëlqen, por është një mjet i rëndësishëm për shërbimin ndaj klientit. Ditët e pritjes për orë të tëra kanë kaluar, tani mund të shprehni mendimet tuaja në çast. Klientët duan një komunikim të shpejtë dhe të personalizuar me bizneset dhe një në çdo tre klientë i drejtohet rrjeteve sociale për ta marrë atë.

Kompanitë e programimit me produkte të ndërlikuara dhe komplekse do të përballen me ankesa në lidhje me defektet e mundshme të produkteve; kjo është thjesht natyra e punës. Mënyra se si reagoni dhe përgjigjeni është ajo që ka më shumë rëndësi. 50% e konsumatorëve kanë deklaruar se do të bojkotonin një markë për shkak të një përgjigjeje të keqe ndaj ankesave.

  1. 72% e konsumatorëve presin që kompanitë të personalizojnë komunikimet për nevojat e tyre

Shumë aktorë janë të përfshirë në blerjen e softuerit për një biznes, prandaj shumica e konsumatorëve kërkojnë komunikime dhe përvoja të personalizuara kur zgjedhin një kompani softuerësh. Lidhja njeri-njeri ka rëndësi dhe përpjekjet tuaja të marketingut duhet ta pasqyrojnë atë. Vazhdoni të monitoroni bisedat shoqërore për të përmirësuar nevojat specifike të audiencës suaj të synuar, të jepni përmbajtje përkatëse dhe të jepni rekomandime të menduara.

GELDTrade.al