Cilat janë 6 këshillat për të rritur angazhimin në reklamat tuaja native?

Në ditët e sotme, përvoja me reklama të  ndryshme ndërhyrëse ngado krijojnë një efekt lodhës dhe shpesh çojnë në ndërprerjen e navigimit të vizitorëve në faqe. Kjo eksperiencë zhgënjyese e konsumatorëve sjell ulje të ndjeshme të interesit për markën e cila reklamon dhe po ashtu edhe për mediat publikuese.

Por reklamat native kanë një efekt interesant e shpesh herë të këndshëm për vizitorin. Nga këndvështrimi i reklamave, reklamat native vijnë në formën e një lidhje me konsumatorin duke ju ofruar në përvojë interaktive të markës për të cilën ata në të vërtetë janë të interesuar. Një shkëmbim i vërtetë vlerash.

Ndërsa marketerën po përballen me “muret” (ad blocks) e vendosura së fundmi masivisht nga përdoruesit e internetit, ato po përpiqen të gjejnë mënyrat më të mira për të përmbushur dëshirat dhe kërkesat e klientëve të tyre. Kjo është një arsye përse trendi i reklamave native po rritet ndjeshëm vitet e fundit dhe shumë nga marketerët po e shohin si një nga opsionet më të mira për të reklamuar pa u shqetësuar për “muret”.

Më poshtë po rëndisim 6 këshilla të rëndësishme se si të rrisni angazhimin kur reklamoni me anë të rekamave native në Boost Discovery.

  1. Ktheni markën tuaj në tregime

A e dini se 95% e marrjes së vendimeve për të blerë ndodh në nënndërgjegje? Psikologjikisht, vendimet për të blerë nxiten nga emocioni dhe emocionet evokohen në tregimet që konsumatori lexon rreth një marke duke e lidhur më thellë konsumatorin me markën. Tregoni historinë tuaj duke e ilustruar atë me shembuj, imazhe dhe dëshmi. Dy të tretat e konsumatorëve lexojnë të paktën një përmbledhje përpara se të marrin një vendim blerjeje.

2. Përdorni  CTA

Është shumë e rëndësishme. Teksa tregoni historinë tuaj vendosni herë pas herë butona apo linqe CTA. Ju asnjëherë nuk e dini me siguri se në cilën pjesë të tregimit tuaj lexuesi është më i gatshëm për të blerë ndaj në cdo paragraf ose ilustrim vendosni CTA. Jini aty kur konsumatori dëshiron t’ju gjejë.

3. Bëni lexuesin të ndihet miku juaj

Ju duhet ta tregoni historinë tuaj sikur po ja tregoni mikut tuaj më të afërt duke vendosur të parat interesat e tij dhe duke e këshilluar apo i sugjeruar diçka që vërtet funksionon. Shtoni karakteristika të theksuara të produktit qoftë edhe detajet më të vogla. Kjo do ta bëjë lexuesin të ndiehet sikur dinë me siguri çdo gjë rreth atij produkti.

4. Bëjeni eksperincën të lehtë dhe të këndshme.

Bëni kujdes teksa ndërtoni faqen tuaj. Bëjeni atë të lehtë për syrin. Mos e mbingarkoni dhe shmangni imzhet apo informacionet që shfaqen ngado në formë animacionesh. Këto e shpërqendrojnë lexuesin apo jo rrallë herë e bënë të dyshojë. Kushtojini më shumë vëmendje skajit të djathtë të faqes i cila ngjall më shumë interes. Mos e mbivendosni historinë tuaj. Përkundrazi, sillni lehtësi te konsumatori përmes hapave të thjeshtë, të drejtuar nga imazhi që i bëjnë ata të mendojnë, “Unë mund ta bëj këtë!”. Duke vazhduar pa mundim, sigurohuni që përvoja juaj pas klikimit të ndjekë të njëjtën rrugë për të nxitur veprim.

5. Jepni opsione.

Nëse keni disa produkte të cilat dëshironi ti reklamoni njëkohësisht, nuk ka asgjë të keqe. Tek e fundit, konsumatorët i duan opsionet apo jo? Kjo mund t’ju ndihmojë ju jo vetëm për të rritur shancet tuaja për të konvertuar por gjithashtu edhe të kuptoni se cilat produkte performojnë më mirë. Më pas ju mund të ndërtoni fushata të pavarura për secilin nga këto produkte specifike.

Kjo do tju ndihmojë gjithashtu të mblidhni audincën tuaj potenciale për në vazhdim. Nëse dikush interesohet për një palë atlete sportive vrapimi, me siguri ai po kërkon gjithashtu kostum sportim të përshtatshëm për vrapim. Por mbani mend, ju nuk duhet të thelloheni në përshkrim për të gjithë produktet. Ju vetëm sugjeroni dhe prisni të kuptoni nëse konsumatrët janë të gatshëm për të blerë edhe më shumë produkte nga ju.

6. Mos neglizhoni përvojat sociale.

Provat dhe përvojat sociale kanë shumë rëndësi. Përdorni hapësirat e duhura për të nxjerrë në pah njerëz të vërtetë të cilët kanë provuar dhe vlerësuar produktin apo shërbimin tuaj. Testoni forma të ndryshme të përvojave sociale. Sigurohuni që këto përvoja të jenë sa më të kuptueshme dhe interaktive.