Cilat janë aftësitë kryesore që duhet t’i fitojnë marketuesit

Asnjë fushë tjetër nuk po zhvillohet më shpejt se marketingu. Për të naviguar në mënyrë më efektive, marketuesit duhet t’i përditësojnë aftësitë e tyre shpjegojnë konsulentët e mareting-ut të GELDTrade.

Roli modern në marketing varion në mënyrë të konsiderueshme. Për shkak të kësaj, aftësitë e kërkuara realisht varen nga kompania dhe individi. Por, në përgjithësi, ekzistojnë disa aftësi specifike të cilat marketuesit duhet të sigurohen që i kanë, në mënyrë që të jenë brenda lojës në këtë fushë. Këto përfshijnë si aftësitë “soft”, ashtu edhe ato “hard”.

Aftësitë ndërpersonale (soft)

  • Kurioziteti: Marketuesit duhet të jenë kuriozë nga natyra dhe hetues për rezultatin e punës që bëjnë, dhe se si puna e tyre ndikon në një organizatë më të madhe apo nëse është në linjë me objektivat dhe synimet e kompanisë.
  • Puna në grup: Komunikacioni efikas dhe bashkëpunimi janë shumë të rëndësishëm pasi ekipi i sotëm i marketingut duhet të punojë me shumë ekipe të tjera (si me financën apo IT-në) që të sigurojë si përgjejgësi fiskale në projekte ashtu edhe inovacion të vazhdueshëm digjital në marketing.

Aftësitë teknike (hard)

  • Eksperiencë në financë: Marketuesit e sotëm duhet të kuptojnë se si të kalkulojnë ROI-në (Return on Investments, matjen e profitabilitetit që vlerëson performancën e një biznesi duke e ndarë fitimin neto me vlerën neto), dhe të kuptojnë se çfarë përmban një P&L (përfitimet dhe humbjet). Këto janë të lehta për t’u mësuar, thjesht kërkojini online dhe ka disa përshkrime shumë të dobishme.
  • Analizë Kuantitative: kjo është një fushë shumë e rëndësishme në të cilën roli i një analisti të dhënash është shumë i nevojshëm. Gjithsesi, marketuesit pa një background në analizë të dhënash mund të fillojnë të mendojnë më shumë si një analist të dhënash – dhe kjo do të thotë të menduarit në mënyrë kreative dhe jashtë kutisë. Kjo është një fushë që kërkon nga ta të kthehen në shkollë për të mësuar statistikat bashkëkohore dhe mjetet të cilat do i mundësojnë të marrin vendime më të mira.
  • Eksperiencë konsumatori: Kjo është shumë e rëndësishme në mënyrë që të kuptojmë zërin e konsumatorit dhe të inkuadrojmë një qasje të fokusuar në përdoruesin kur marrim vendime.
  • Aftësi shkrimi, tregimi historish: Vlerësohet shumë edhe aftësia për të shkruajtur histori përmes të cilash mund të krijosh një lidhje me konsumatorin. Po aq e rëndësishmë është të krijosh lidhje edhe me kolegët që ke në kompani.

GELDTrade.al