Buxheti i vitit të ardhshëm për infrastrukturën dhe energjinë parashikon vijimin e mbështetjes financiare për projektet ekzistuese madhore si dhe çeljen e projekteve të reja. SCAN sjell mëposhtë listën e projekteve që do të financohen që janë Tuneli i Llogarasë, Porti Detar i Durrësit në Porto Romano, hekurudha Tiranë-Rinas dhe Tiranë-Durrës, zgjërimi i aksit Elbasan-Qafëthanë, reduktimi i mëtejshëm i humbjeve të energjisë elektrike, rritja e prodhimit vendas së energjisë elektrike, rritja e përdorimit të biokarburanteve në sektorin e transportit, etj.
Prioritetet për Infrastrukturën dhe Energjinë në 2024-2026
- -Zgjerimi i rrjetit të rrugëve kombëtare nëpërmjet, ndërtimit, rehabilitimit dhe sistemimit të rrugëve kombëtare dhe përveç kësaj kalimin në praktikat e mirëmbajtjes së rrugëve bazuar në performancë
- -Zgjerimi i aksesit dhe cilësisë së shërbimit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve përmes: (i) një portofoli të investimeve publike; dhe (ii) përmirësimit rrënjësor të menaxhimit të shoqërive aksionere të ujësjellës kanalizimeve, duke standartizuar parimet e qeverisjes së sektorit
- -Rritja e efiçencës së energjisë kundrejt konsumit të përgjithshëm final të energjisë nëpërmjet shqyrtimit të programeve për promovimin e tregut, për penetrimin e teknologjive të përparuara si dhe rritjen e përdorimit të energjive të rinovueshme
Rezultatet që synohet të arrihen për periudhën afatmesme 2024-2026
Programi “Transporti Rrugor”
Për tre vitet e ardhshme, kontratat koncesionare që do të mbështeten me fonde nga buxheti i shtetit janë
- -Kontrata e Koncesionit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit;
- -Kontrata e Koncesionit për ndërtimin e Rrugës Milot – Morinë;
- -Kontrata e Koncesionit për ndërtimin e Rruges Orikum – Dukat, By Pass-Porti i Jahteve;
-Projektet kryesore për periudhën afatmesme janë sa vijon:
- -Ndërtim Tuneli i Llogarasë;
- -Porti Detar i Durrësit “Porto Romano”
- -Hekurudha Tiranë-Rinas dhe Linja Tiranë-Durrës;
- -Zgjerimi i aksit Elbasan-Qafë Thanë;
- -3532 km rrugë të mirëmbajtura sipas standardeve në vitet 2024-2026 në të gjithë territorin
Programi “Ujësjellës Kanalizime”
- -Reduktimi i humbjeve në rrjet në nivel kombëtar në masën 57% në vitin 2026 nga 63% që parashikohet në vitin 2023
- -Orët mesatare të furnizimit me ujë të pijshëm synohet të rritet në 19 orë/dite në vitin 2026 nga 16 orë/ditë në vitin 2023
- -Orët e furnizimit me ujë në zonat bregdetare synohet të arrihet në 21 orë/ditë në vitin 2026 nga 18 orë/ditë në vitin 2023
- -Mbulimi me shërbim furnizimi me ujë të pijshëm zonë Urbane në 95.5% në vitin 2026 nga 94% në vitin 2023
- -Mbulimi me shërbim furnizimi me ujë të pijshëm zonë Rurale 67% në vitin 2026 nga 60% në vitin 2023
- -Mbulimi me kanalizime në zonat Urbane në 85% në vitin 2026 nga 83.5% në vitin 2023
- -Mbulimi me kanalizime në zonat Rurale 18% në vitin 2026 nga 13.5% në vitin 2023
- -Sasia e ujit të faturuar synohet të arrihet në 120 litër/ frymë/ditë në vitin 2026
- -Mbulimi me shërbimin e ITUN (kanalizime+gropa septike) synohet të arrihet në nivelin 18% në vitin 2026 nga 15.5% në vitin 2023
- -Përqindja e mbulimit të kostove të Ujësjellës-Kanalizimeve me të ardhurat synohet të arrihet në vlerën 75% në vitin 2026 nga 64% në vitin 2023
Programi “Mbështetje për Energjinë”
- -Rritjen e përdorimit të Energjive të Rinovueshme nga 40% në vitin 2024 në 41% në vitin 2025
- -Rritja e eficencës së energjisë nga 7% në vitin 2024 në 7.5% në vitin 2025
- -Reduktim i mëtejshëm i humbjeve të energjisë elektrike në 20% në vitet 2024-2025
- -Rritja e prodhimit vendas së energjisë elektrike me 70% për vitet 2024-2025
- -Rritja e përdorimit të biokarburanteve në sektorin e transportit me 10% për vitet 2024-2025
Programi “Mbështetje për Rrjetet e Komunikacionit”
- -Rritjen e zhvillimit të infrastrukturës broadband në Republikën e Shqipërisë në 55% në vitin 2025 nga 44% që parashikohet në vitin 2024
- -Rritja e penetrimit broadband në nivel Republike të Shqipërisë në 65% në vitin 2025 nga 45% që parashikohet në vitin 2024
Programi “Transporti Ajror”
- -Rritjen e standarteve dhe performancës së Organit Kombëtar të incidenteve /Aksidenteve ajrore nëpërmjet investimeve për forcimin e kapaciteteve
- -Numri i investigime të kryera lidhur me parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve ajrore parashikohen 6 investigime për çdo vit
- -Integrimi i aviacionit civil shqiptar në sistemet evropiane të transportit ajror, ku synohet përafrimi i legjislacionit 100% në vitin 2026
Programi “Transporti Detar”
- -Rritja e nivelit të investimeve dhe kapaciteteve përpunuese të porteve në masën 35% për vitet 2024-2025
- -Financimi i projektit të ri “Ndërtimi i Portit të ri tregtar Porto Romano Durrës” përgjatë 2024-2026;
Programi “Transporti Hekurudhor”
- -Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Terminali pasagjerëve Tiranë dhe ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Rinas
- -Zgjatim i rrjetit hekurudhor kombëtar në qendrën e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë (Projekti I zgjatimit të linjës hekurudhore terminali i transportit publik – stacioni i trenit Tiranë si zgjatim I linjës hekurudhore Durrës – Tiranë)
Programi “Mbështetje për Burimet Natyrore”
- -Synohet nxitja e rritjes së sektorit përmes promovimit dhe inkurajimit të zbulimit të burimeve të reja potenciale mineralmbajtëse, nëpërmjet kompanive vendase e të huaja, të vogla dhe të mesme;
- -Rritja e lejeve minerare aktive në të cilat zhvillohet aktivitet minerar konform standarteve në 595 leje në vitin 2026 nga 580 leje në vitin 2023;
- -Studime mbi burimeve hidrologjike dhe minerare të pashfrytëzuara dhe parandalimin e rreziqeve gjeologo – mjedisore nëpërmjet monitorimit në 25 studime në vitin 2026;
- -Përmirësimi i transparencës së biznesit në industrinë nxjerrëse, në mënyrë që të ardhurat nga ky biznes të kontribuojnë më shumë në zhvillimin e vendit
Programi “Mbështetje për Industrinë”
- -Rritja e nivelit të sigurisë së shfrytëzimit, mirëmbajtjes dhe përdorimit të produkteve/ pajisjeve / instalimeve
- -Rritja e standardeve të produkteve dhe sigurisë së pajisjeve / instalimeve me 20% për vitet 2024-2026;
- -Reduktimi i rrezikut nga kimikatet e rrezikshme në 15% në vitin 2026.
- -Rritja e numrit të mostrave të analizuara të naftës dhe nënprodukteve të saj, të prodhuara në vend dhe të importuara në masën 14 500 në vitin 2026
- -Rritja e standardeve të naftës dhe nënprodukteve të saj nëpërmjet përdorimit të aparaturave specifike testuese
Programi “Planifikimi Urban”
- -Zhvillimi i qëndrueshëm dhe i balancuar i territorit, duke zbutur pabarazinë rajonale, për garantimin e ekuilibrit midis interesave publike dhe private, në zhvillimin e territorit
- -Hartimin e rregullave dhe standardeve të projektimit në disa fusha si dhe përafrimit të legjislacionit me standarddet e BE-së