Një nga pyetjet kryesore sot është: cilat automjete janë më të besueshme, elektrike apo ato me motorë me djegie të brendshme?
Tani kemi marrë një përgjigje interesante nga “American Consumer Reports”, organizatë që merret me mbrojtjen e interesave të konsumatorëve. Bazuar në hulumtimet e tyre, automjetet elektrike janë shumë më pak të besueshme se automjetet me motorët me djegie.
Sipas të dhënave të mbledhura të “Raportet e Konsumatorit” nga pronarët e më shumë se 330 mijë automjeteve (nga viti 2000 e deri më sot) tregojnë se automjetet elektrike janë mesatarisht 79 për qind më pak të besueshme se automjetet me benzinë dhe naftë.
Hibridet plug-in janë edhe më keq kur bëhet fjalë për besueshmërinë, me 146 për qind më shumë probleme në krahasim me veturat tradicionale me benzinë ose naftë. Është interesante se automjetet tradicionale hibride arritën rezultatet më të mira, me 26 për qind më pak probleme në krahasim me automjetet me benzinë dhe naftë.
Consumer Reports sugjeron se me teknologjitë e reja, automjetet elektrike janë aktualisht më të ndjeshme ndaj prishjeve.
Sa i përket kamionçinës elektrike, ka vetëm dy automjete në atë kategori: Ford F-150 Lightning dhe Rivian R1T. Ndërsa Ford përballet me probleme me baterinë dhe karikimin, Rivian është i rrënuar nga cilësia e ndërtimit, si dhe kontrollet e ajrit të kondicionuar.