Cilët janë 3 trendet që janë duke ndryshuar rrjetet sociale?

Rrjeteve sociale gjigante si Facebook-u, i ka ardhur fundi. Shumë përdorues rrjetesh sociale janë lodhur duke kaluar mijëra postime në kohështrirje, vetëm për të parë se çfarë po bëjnë miqtë dhe familja, ose të rejat politike në vend.

Përdoruesit e rinj të rrjeteve sociale duan të shprehin kreativitetin, të lidhen me miqtë apo njerëzit me interesa të ngjashme. Si rezultat, një numër i konsiderueshëm aplikacionesh të reja janë duke mbushur këtë boshllëk për një rrjet social më të ngushtë, të bazuar në interesa. Shumica e këtyre platformave gjithashtu lejojnë përdoruesit të fshehin identitetin e tyre, duke i dhënë atyre një sens sigurie dhe duke i lejuar që të shpërndajnë mendimet ose të shprehin veten pa asnjë gjykim.

Marketuesit të cilët janë të ndërgjegjshëm për evolimin e rrjeteve sociale dhe mënyrës se si këto kanale sociale janë duke fituar popullaritet, mund të zbulojnë mënyra të reja për t’u lidhur me audiencat e targetuara në mënyrë më efikase. Ja disa aplikacione të reja të cilat pritet të rriten shumë në 2022.

  1. Avatarët virtualë të shndërruar në influencues

Bizneset e të gjitha permasave janë duke lënë shumë para mbrapa fushatava të bazuara në influencues, me qëllim zgjerimin e shtrirjes si dhe rritjen e njohjes së markës së tyre. Sipas punës kërkimore të Ëorld Federation of Advertisers, 65% e markave internacionale po planifikojnë të rrisin shpenzimin në marketingun e influencuesve në 2019.

Kërkesa për influencues kualitativë dhe të besueshëm po vazhdon të rritet dhe influencuesit me mbi 5,000 ndjekës, 50,000 ndjekës, dhe tani influencuesit virtualë, po bombardojnë tregun. Me kaq shumë zgjedhje, markat mund të jenë shumë më selective në zgjedhjen e personave me të cilët duan të punojnë.

Një aplikacion avataro i ri 3D, ose ndryshe i quajtur “influencues virtual” i quajtur Zepeto, së fundmi ka kaluar në vend të parë në dyqanin iOS. Zepeto lejon përdoruesit të personalizojnë avatarin e tyre me veshje virtuale, modele flokësh dhe aksesorë. U bë një sensacion i menjëhershëm në Kinë, dhe tani po fillon të marrë famë edhe në Amerikë.

Avatarët virtualë nuk janë asgjë e re, gjithsesi, teknologjia e përditësuar si njohja e fytyrës po ndihmon bizneset që të marrin këtë koncept në një nivel tjetër. Shumë marka shpejt e kanë kuptuar potencialin marketues për Zepeto-n. Një kërkim i shpejtë në Instagram zbulon mijëra avatarë Zepeto, shumica me markën e tyre të preferuar.

  1. Mesazhet private

Në 2018, totali i numrit të përdoruesve aktivë në katër aplikacionet kryesore të chat-it arriti 4.1 miliardë. Për më tepër, përdoruesit po shpenzojnë në shumë kohë në mesazhet e chat-it, rreth 12 minuta në ditë, dhe është llogaritur që rreth 70% e shpërndarjes sociale tani ndodh në aplikacionet e chat-it.

Për marketuesit të cilët mbështeten shumë në netëork-un social për të targetuar audiencat e tyre, aplikacionet e mesazheve ofrojnë mundësi të pafundme. Një studim ka treguar që tani, 66% e konsumatorëve preferojnë gjejnë markat e tyre përmes aplikacioneve të chat-it.

  1. Aplikacionet për fqinj

Rrjetet sociale të bazuara në lagje po shndërrohen në një industry 130 miliardë dollarëshe. Këto aplikacione ofrojnë kohështrirje unike të personalizuara për të shpërndarë lajme lokale, rekomandime dhe këshilla.

Aplikacioni më i famshëm social në këtë industry është Nextdoor, i cili për momentin është present në më shumë se 175,000 lagje, ose përndryshe 85% e përdoruesve amerikanë të Nextdoor dërgojnë rreth 4 milionë mesazhe privatë në ditë brenda aplikacionit, dhe bizneset mund t’i bashkohen bisedave duke hapur një faqe biznesi Nextdoor.

Këto janë disa ide për ju, marketuesit e tanishëm. Këto trende duhet të jena brenda radarit tuaj në 2019, nëse doni të jeni në një hap me botën e shpejtë të biznesit sot.

GELDTrade.al