Produkti i Brendshëm Bruto është indikatori më i rëndësishëm që mat peshën që ka secili qark në ekonominë kombëtare. Referuar të dhënave të INSTAT, sipas rajoneve statistikore në nivel qarku, vlera më e lartë e PBB-së paraqitet në Qarkun Tiranë, me rreth 43 % të PBB-së gjithsej . Vlera më e ulët e PBB paraqitet në Qarkun Kukës, me afro 1,6% të PBB-së gjithsej.
Niveli më i lartë i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore rezulton në Qarkun Tiranë, ndërsa niveli më i ulët, në qarkun Kukës.
Referuar strukturës së Vlerës së Shtuar Bruto sipas degëve të ekonomisë dhe sipas qarqeve, rezulton se rajoni që ka kontributin më të madh në Vlerën e Shtuar Bruto është Qarku Tiranë me 42,9% ndaj totalit të VSHB-së. Rajoni që ka kontributin më të ulët është Qarku Kukës me 1,7% ndaj totalit të VSHB-së, më
Sa i takon financave publike janë analizuar bashkitë në bazë qarqesh lidhur me buxhetet e tyre respektive, ku rezulton se qarqet me buxhetin më të lartë janë: Qarku Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë dhe Shkodër, ndërsa qarqet me buxhetin më ulët e ka Qarku Berat ndjekur nga Qarku Kukës.
Nga ana tjetër, shpërndarja e investimeve evidenton qartë diferencat ndërmjet bashkive më të mëdha dhe atyre të vogla (duke pasur parasysh sipërfaqen dhe popullsinë). Bashkitë me buxhetin më të lartë për investime të kryera paraqiten: Bashkia Kamëz, Durrës, Shkodër, Fier dhe Vorë. Bashkitë me investimet më të ulëta të kryera paraqiten: Bashkia Libohovë, Tepelenë, Pustec, Poliçan dhe Fushë-Arrëz.
Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT rezulton se qarqet me investimet më të larta janë Qarku Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Fier dhe Vlorë. Ndërsa nivelin më të ulët e ka Qarku Berat ndjekur nga qarku Shkodër.
Produkti i Brendshëm Bruto në % ndaj totalit
- Tiranë 43 %
- Kukës 1.6 %
Vlera e Shtuar Bruto në % ndaj totalit
- Tiranë 42.9 %
- Kukës 1.7 %
Buxhetet sipas qarqeve
Qarqet me buxhetin më të lartë
- Qarku Tiranë
- Qarku Durrës
- Qarku Elbasan
- Qarku Korçë
- Qarku Shkodër
Qarqet me buxhetin më të ulët
- Qarku Berat
- Qarku Kukës
Shpenzimet për investime sipas bashkive
Bashkitë me buxhetin më të lartë për investime
- Bashkia Kamëz
- Bashkia Durrës
- Bashkia Shkodër
- Bashkia Fier
- Bashkia Vorë
Bashkitë me buxhetin më të ulët për investime
- Bashkia Libohovë
- Bashkia Tepelenë
- Bashkia Pustec
- Bashkia Poliçan
- Bashkia Fushë-Arrëz
Investimet sipas qarqeve
Qarqet me investimet më të larta
- Qarku Durrës
- Qarku Tiranë
- Qarku Elbasan
- Qarku Korçë
- Qarku Fier
- Qarku Vlorë
Qarqet me investimet më të ulëta
- Qarku Berat
- Qarku Shkodër