Çka po sjell Xheneta nga finalja e BBVA?


Minutat po numërohen mbrapsht dhe finalja e madhe e Big Brother VIP Albania është gati për të nisur nga momenti në moment.

Ndërkohë që ethet e garës sa vijnë e shtohen për finalistët, ajo që po shkëlqen që në hapat e parë të kësaj mbrëmjeje të rëndësishme është Xheneta Fetahu.

Ish-banorja, e veshur me një fustan të verdhë mjaft elegant dhe në super formë, ka tërhequr tashmë sytë e të gjithëve teksa bëhet gati për natën e gjatë në ambientet e Top Channel.

Prej disa javësh, Xheneta është rikthyer si pjesë e pandashme e emisionit “E Diell”, dhe sonte ajo ka një mision shumë të qartë televiziv. Bukuroshja ndodhet aty për të mbledhur çdo detaj nga prapaskenat e finales së madhe, për t’i sjellë të gjitha ekskluzivisht nesër në rubrikën e njohur “Trotuar”.

Ndërsa publiku bëhet gati të zbulojë fituesin e këtij edicioni, ajo po kujdeset që asnjë dinamikë, reagim apo moment i pathënë mes personazheve të mos mbetet jashtë vëmendjes.

Me këtë rikthim në ekran, Xheneta po dëshmon se di si të jetë gjithmonë e pranishme aty ku buron lajmi dhe interesi i publikut. /Prive By Liberta Spahiu

 





Burimi Privebruto.com