Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, sot tregtohet me 229 lekë për litër


Nafta dhe benzina janë shtrenjtuar sërish duke arritur afër niveleve rekord të shënuara gjatë luftës në Ukrainë.

Në pikat me pakicë, nafta u tregtua me 226 deri në 229 lekë për litër këtë të shtunë duke u rritur me 7 deri në 10 lekë.

Ndërkohë edhe benzina ka njohur rritje të çmimit, duke arritur në nivelin e 216 deri në 219 lekë për litër.



Burimi Monitor.al