Çmimi i referencës do të jetë zonale! Në vijën e parë në bregdet më e lartë

Ministri i Financave zbulon më shumë sa i takon çmimeve të referencës  mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave. Duke iu përgjigjur interesit të gazetares së Report Tv, Eliza Gjediku, Mete tregoi se çmimet e referencës për zonat bregdetare do të rriten vetëm për vijën e parë të tyre për shkak se është rritur shumë vlera. Kjo shkon në linjë edhe me paralajmërimin e Ramës. Ndërkohë në Tiranë do të merret parasysh mosha e ndërtesës.

“Qasja do të jetë zonale. Nuk do të jetë i gjithë qarku apo qyteti me të njëjtën vlerë, por atje ku edhe sipas të dhënave të ASHK-së çmimet sidomos në vijën e parë bregdetare janë rritur ndjeshëm do të aplikohet çmim reference më i lartë.

Kur të aplikohet ky çmim reference edhe sot edhe në Tiranë do të merret parasysh mosha e ndërtesës. Për një ndërtesë me moshë më të vjetër, për çdo vit vjetërsie do të zbritet çmimi i referencës me 1% në mënyrë që ato që janë godina më të vjetra të mund të reflektojë çmimi i referencës sa më afër realitetit dhe të ketë skontim apo amortizim kur të shitet pasuria. Nëse është e 2024 ka çmimin e referencës së këtij viti”