Mbrëmjen e djeshem stadiumi “Air Albania” “u ngrit në ajër” ikona e muzikës shqipare, Elvana Gjata.
Koncerti recital “Dekada” i Elvanës mblodhi më stadium mijëra njerëz, të cilët shijuan të gjitha performancat me po të njëjtin entuziazëm dhe energji, sikurse kënga e parë. Na lejoni të themi që koncerti ishte vërtet madhështor dhe s’kishte si ndodhte ndryshe. Përveç Elvanës, e cila me hijeshinë, bukurinë dhe talentin që ka këndoi me shpirt dhe i dha jetë çdo këngë të repertorit të saj, qofshin ato dhe këngët më të vjetra, në skenë u ngjitën edhe disa artist të tjerë.
Duke nisur kështu nga fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli, te Capital T, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Ledri Vula e shumë e shumë artistë të tjerë.
Por, përveç koncertit, edhe fansat e Elvanës kishin vendosur që këtë ditë të festivalit ta kthenin në ditën e tyre më të rëndësishme. Ka qenë pikërish një çift ata të cilët i thanë njëri-tjetrit “Po”. Në një moment të koncertit kamerat kapën momentin kur një djalë i propozoi të dashurës së tij për martesë, duke marrë kështu urimet e të gjithë sallës dhe pikërisht dhe të Elvanës, e cila mund të themi që u emocionua po aq s dhe nusja.