Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thotë se bujqësia ka marrë një zhvillim të paimagjinueshëm, krahasuar me disa vite më parë.
Gjatë fjalës së saj në Kongresin e Partisë Socialiste, Denaj u shpreh se synohet që deri në vitin 2030, të ketë eksporte me vlerë 1 miliardë dollarë.
Sipas Denajt, agroturizmi e ka transformuar mënyrën si zhvillohet turizmi.
“Një zhvillim i paimagjinueshëm disa vite më parë. Falë mbështetjes së qeverisë, kemi 5 fishuar ndihmën e drejtpërdrejtë për fermerët, kemi 3 fishuar eksportin e produkteve, kemi 2 fishuar numrin e sipërfaqes së serave, kemi 550 milion dollarë eksporte. Ky është një stacion deri në 2030, me 1 miliardë dollarë eksporte. Flasim për ato përpjekjet për përafrimin me Bashkimin Evropian, siguria ushqimore. Nga 5 teste laboratorike që ishin, 2500 teste parashikohen në 2030. Infrastruktura nuk është vetëm filizi, por rurajtja e tokës nga një kërcënim real, ndryshimet klimatike. Dua të theksoj mbështetjen e fondeve buxhetore, në objektivin për të realizuar 100% të potencialit tonë ujitës dhe kullites. Kemi bërë mjaftueshëm? Kemi ende për të bërë. Le të ndalojmë te digjitalizimi. Një format për ta bërë, ne sot jemi të kënaqur që çdo fermer merr informacione transparente, për tregjet, kemi realizuar 100% kadastrën e vreshtit. kemi 57% atë të ullirit. Kemi kadastrën e tokës, në 2030 është angazhim për përafrimin me BE.
Javës që vjen, disbursohen edhe fondet e fundit për skemën e naftës. 65 mijë fermerë e blegtorë, ata që aplikuan e kanë marrë të plotë skemën. Ka një shembull që e tregon bashkimin e operatorëve, agrotuzimi. Agroturzimi sot ka transformuar mënyrën si zhvillohet turizmi malor, një agroiturizëm sot ka marrëdhënie me 20 familje, 11 hektarë janë të angazhuara. Është objektiv që tregon zhvillim të qëndrueshëm. Kur flasim për eksporte 1 miliardë, dua të qendroj të konsumi i brendshëm. Falë 10 milionë turtistëve, kemi tejkaluar ekportin e brendshëm 1.5 herë. Do tejkalojmë eskportet 1 milardë dollarë, do realizojmë produktin shqiptar “Made in Albania”, theksoi ajo.