Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Këshillues të Bankës Botërore për Çështjet Gjinore dhe Zhvillim, që u zhvilluan nën drejtimin e Mari Pangestu, Drejtore për Politikat e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit.
“Shprehëm angazhimin për vijimin me politika mbështetëse në arsim, dixhitalizim dhe edukim, me qëllim rritjen e mundësive të tregut për gratë”- u shpreh Denaj
Gjithashtu theksoij Denaj, synojmë forcimin e masave institucionale për krijimin e politikave me fokus gjinor dhe angazhimin e vajzave në edukimin në fushën e teknologjisë së informacionit.
“Zhvillimin e Start Up-ve inovative dhe dixhitalizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, është një tjetër aspekt ku është fokusuar mbështetja jonë’- tha Denaj.









