Denaj nga Kuvendi: Fiskalizimi dhe ligjet e miratuara do të jenë baza e miradministrimit fiskal

Ditën e djeshme në Kuvend u diskutua projektligji “Për ratifikimin e protokollit ndryshues të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin për parandalimin e evazionit fiskal, ratifikuar me ligjin nr. 62/2014”.

Në fjalën e saj,  Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh se, fiskalizimi dhe ligjet e miratuara nga Qeveria Rama janë baza e miradministrimit fiskal. Gjithashtu, shtatë sistemet, që do të gjejnë zbatim në 2021, do të sigurojnë rritjen e të ardhurave e shërbimeve edhe në mandatin e tretë të qeverisjes.

“Janë shtatë sisteme, të cilat këtë vit do gjejnë zbatim si rezultat i ligjeve që kemi kaluar në parlament vitet e shkuara dhe me kënaqësi unë konstatoj njëkohësish se,  këto ligje duke filluar nga fiskalizimi dhe ligje të tjera janë sot në bazë të reformës së miradministrimit fiskal. Një reformë, e cila vlerësohet edhe nga PD-ja, ku mbështetja në programin e saj, të deklaruara së fundmi me më shumë se 50% të paketës së financimit, vjen nga miradministrimi fiskal”, theksoi Denaj.

GELDTrade.al