Depozitat bankare të biznesit u rritën me 23.6 miliardë lekë

Shtyrja e kësteve të kredive me afro 6 muaj për individët dhe bizneset ka mundësuar rritjen e likuiditetit në treg dhe të depozitave bankare.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se depozitat bankare të biznesit u rritën me 23.6 miliardë lekë, ose 12.6 % me bazë vjetore.

Ndërkohë që ky tregues, u rrit me 9.6 % ose në vlerë 19 miliardë lekë (në prill 2020) krahasuar me muajin prill 2019, periudhë që përfaqësoi vështirësinë më të madhe ekonomike nga masat kufizuese antiCovid.

Sipas BSH-së në fund të nëntorit 2020 depozitat bankare të bizneseve kapën vlerën 210.5 miliardë lekë.

GELDTrade.al