Depozitat në valutë u rritën në 6 miliardë USD në fund të shkurtit

Euroja dhe dollari amerikan vazhdojnë të jenë për një pjesë të madhe të shqiptarëve, monedhat e preferuara në depozitat bankare.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muaji shkurt 2021 depozitat në euro dhe monedhën e gjelbër amerikane arritën vlerën 6 miliardë USD, duke dominuar kursimet në lekë prej 5.1 miliardësh.

Bankierët shprehen se, pavarësisht interesave praktikisht në zero dhe një zhvlerësimi të ndjeshëm të euros në raport me lekun, euroja kryeson si monedhë kursimi. Ndërkohë rritja e depozitave në euro, sipas tyre i adresohet fluksit në rritje të remitancave, zhvillimit të transaksioneve në tregun imobiliar dhe pasurive të paluajtshme etj.

Depozitat bankare u rritën me 740 milionë dollarë me bazë vjetore (shkurt 2020-shkurt 2021).

GELDTrade.al