Dhoma e gjumit: Nuanca të parezistueshme të gjelbra që qetësojnë dhe krijojnë relaksim

Dhoma e gjumit, përveç gjumit, është një vend ku na pëlqen të pushojmë në fund të ditës së punës. Një nga gjërat përgjegjëse për atmosferën relaksuese është dekorimi, dhe veçanërisht ngjyrat

Prandaj, nëse jeni duke kërkuar një ngjyrë që do të krijojë një atmosferë qetësuese dhe relaksuese në dhomën e gjumit, hidhini një sy fotove më poshtë dhe konsideroni të gjelbër.

Ngjyrat mund të kenë një efekt psikologjik te ne, dhe njëra prej tyre është ajo relaksuese, por nga të gjitha nuancat nga spektri i ngjyrave, jeshilja është ajo që relakson më shumë

Është e përshtatshme për çdo ambient në shtëpi, veçanërisht për dhomën e gjumit.

Një dhomë gjumi klasike me mure të buta ngjyrë jeshile e kombinuar me materiale natyrore dhe ngjyra neutrale është një zgjedhje e shkëlqyeshme për ata që e duan thjeshtësinë dhe natyrën. Dhoma lë një përshtypje freskie, elegance dhe gjithanshmërie.

Nëse ende nuk jeni të sigurt që dëshironi ta ngjyrosni murin në një nga nuancat e gjelbra, merrni parasysh detajet e asaj ngjyre. Çarçafët, jastëkët dekorativë, bimët me nuanca të buta jeshile kanë një efekt pothuajse qetësues.

Një nuancë tjetër e krijuar për relaksim është jeshilja e ullirit, por me tone të buta. Është shumë e gjithanshme dhe e lehtë për t’u kombinuar, sepse përshtatet me shumicën e ngjyrave dhe nuancave të tjera.

Jeshilja e mentës kombinohet lehtësisht me ngjyra të tjera dhe do të përshtatet në çdo stil dekorimi, pavarësisht nëse është retro apo klasike. Edhe një ide tjetër nëse nuk doni mure të gjelbra janë pjesë dominonte.

Për ata që nuk janë adhurues të toneve të buta dhe pastel, por nuk duan një nuancë jeshile neoni në dhomën e gjumit, jeshilja e mentes është zgjidhja më e mirë. Kombinohet lehtësisht me ngjyra të tjera, dhe do të përshtatet në çdo stil dekorimi, pavarësisht nëse është retro apo klasike.

Një ide tjetër nëse nuk doni muret e gjelbra të janë pjesë dominuese. Një komodinë, divan apo qilim me ngjyrë të gjelbër do t’i japë dhomës karakter dhe freski.