Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Qarkut Vlorë u përfaqësua në Konferencën Rajonale “Ndikimi Ekonomik dhe Pasojat e Krizës”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Qarkut Vlorë u përfaqësua në Konferencën Rajonale “Ndikimi Ekonomik dhe Pasojat e Krizës” nga Kryetari Z. Arben Breshani.

Gjatë konferencës u diskuta mbi gjetjet e hulumtimit “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”, ndikimi i Covid-19 në vendet e rajonit, mënyra e menaxhimit të pandemisë në rajon si dhe ndihma e ofruar nga shtetet me anë të pakove fiskale për qytetarët dhe bizneset.
Në këtë event të rëndësishëm të organizuar nga Oda e Afarizimit të Kosovës, në partneritet me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Qarkut Vlorë; pjesëmarrësit ishin nga i gjithë rajoni duke përfshirë këtu përfaqësues nga institucionet, përfaqësues nga ambasadat, dhomat partnere, Western Balkans Fund si dhe përfaqësues të bizneseve të cilët ishin pjesëmarrës në mënyrë fizike dhe atë virtuale.

Përgjatë kësaj konference me karakter rritjen e bashkëpunimit rajonal, kishte hapësira për diskutim të hapur ku përfaqësuesit e bizneseve kishin mundësi të parashtronin pyetjet e tyre.