Innovation and Training Park (ITP) në Prizren do të shndërrohet në një pikë kyçe teknologjike dhe inovacioni përgjatë datave 21-23 maj, pasi në këtë park do të organizohet DigiCamp and Digital Skills Festival 2026, ku shumë të rinj do të mblidhen së bashku për tëdhënë ide të ndryshme për të zgjidhur sfida reale në ditët e sotme.
Ky event do të organizohet nga ITP në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, Ministrisë për Dixhitalizimin dhe Administrimin Publik, i bashkëfinancuar nga BE dhe Ministria Federale e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit (BMZ), përkatësisht nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, UNICEF Kosova.
Këto do të jenë 3 temat kryesore të programit të DigiCamp and Digital Skills Festival 2026:
Junior Hackathon

Hackathon JunctionX Junior do të bashkojë nxënës të shkollave të mesme (14-17 vjeç) nga e gjithë Kosova për një përvojë bashkëpunuese 24-orëshe të fokusuar në zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e aftësive dixhitale. Pjesëmarrësit do të punojnë në ekipe për të eksploruar ide dhe për të zhvilluar zgjidhje praktike për sfidat e botës reale, ndërkohë që fitojnë përvojë praktike në një mjedis të nxitur nga inovacioni.
Për të aplikuar mjafton të klikoni këtë link dhe të plotësoni informacionet e kërkuara.
Game Jam

Game Jam: Discover, Connect & Create ofron një përvojë bashkëpunuese 48-orëshe të fokusuar në kreativitet, punë në ekip dhe inovacion dixhital.
Pjesëmarrësit do të angazhohen në formimin e ekipit, zhvillimin e shpejtë të konceptit dhe prototipeve për të krijuar zgjidhje të luajtshme për lojëra bazuar në një temë të caktuar, duke simuluar proceset e zhvillimit të botës reale.
Për të aplikuar, kliko këtu.
Regional Hackathon (18+)

Si pjesë e DigiCamp & Digital Skills Festival 2026, Regional Hackathon “Learn. Build. Groë. | JunctionX ITP Prizren” do të mbledhë pjesëmarrës nga e gjithë rajoni për të adresuar sfidat e botës reale nga sektori publik dhe privat. Gjatë 48 orëve, ekipet multidisiplinare do të bashkëpunojnë për të zhvilluar zgjidhje dixhitale inovative dhe praktike, duke kontribuar në avancimin e shërbimeve dhe aftësive dixhitale.
Për të aplikuar, kliko këtu.










