Disa ide për të dekoruar këndin e fëmijëve në oborr

Ndërtoni vogëlushëve tuaj një parajsë të vogël në oborrin e shtëpisë, vetëm për ta

Le të jetë një kënd i gëzuar ku ata do të luajnë me fëmijë të tjerë ose të jenë pak vetëm me lodrat e tyre.

Me pak imagjinatë në oborrin tuaj mund të bëni gjëra fantastike, shumë prej tyre edhe nga gjërat që tashmë i keni në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Për shembull, një çarçaf ose perde e vjetër mund të shërbejë si një çadër në të cilën fëmijët me dëshirë do të qëndrojnë. Mbusheni me lodra, shkumësa me ngjyra, letra …

Futni edhe një transistor të vogël, disa ushqime të shëndetshme dhe fëmija juaj do t’i harrojë shpejt filmat vizatimorë, lojërat, celularin…

Edhe gomat e vjetra të makinave janë një detaj i bukur në oborr, paleta të vjetra të ridizajnuara, dërrasa, rrathë druri…

Ne ju sjellim njëzet ide isnpiruese:

Disa ide për të dekoruar këndin e fëmijëve në oborr

GELDTrade.al