Disa ueb-faqe ndoshta nuk do të mund të hapen me lansimin e Chrome 100

Në fund të marsit 2022, do të lansohet versioni i ri i shfletuesit Chrome 100. Me ardhjen e tij, disa ueb-faqe ndoshta nuk do të mund të punojnë, e Google për këtë është i vetëdijshëm dhe po punon në zgjidhjen e problemit.

E që të mund të punojë dhe të hapet një ueb-faqe, përdoruesit duhet të shohin se cilin version përdorin të shfletuesit – duke përdorur User Agent.

Aktualisht ai kod zbulon versionin dhe duket kështu: “Mozilla/ 5.0 (Windows NT 10.0; Win64; x64) AppleWebKit / 537.36 (KHTML, like Gecko) Chrome / 96.0.4664.45 Safari / 537.36”, e “Chrome / 96.0.4664.45”, na tregon se bëhet fjalë për versionin Google Chrome 96.

Disa ueb-faqe lexojnë vetëm dy shifrat e para dhe kjo nuk do të duhej t’ju shkaktonte probleme. Për shembull, ueb-faqet duke filluar nga versioni Chrome 40 dhe ato më të dobëta nuk mund të punojnë.