Doresa ‘ndez’ këmbanën: ‘Mos i prekni fëmijët e mi, unë nuk hesht’


Influencuesja e njohur, Doresa, ka bërë një reagim të ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u adresuar drejtpërdrejt personave që po përpiqen t’i dëmtojnë imazhin. E prekur sidomos nga sulmet që lidhen me jetën e saj private, ajo ka deklaruar se nuk do të heshtë më ndaj atyre që kërkojnë ta shohin “përtokë”.

Në mesazhin e saj, Doresa theksoi se mund të pranojë çdo lloj opinioni, por kur bëhet fjalë për fëmijët e saj, “ndizen të gjitha këmbanat e alarmit”. Ajo hodhi akuza të forta ndaj personave që e fotografojnë apo e regjistrojnë fshehurazi, duke thënë se ka njerëz “shpirtligë” që shpifin dhe sajojnë histori vetëm sepse nuk u pëlqen ajo si person.

Influencuesja u ndal edhe te jeta në Gjermani, duke u shprehur se pikërisht për shkak të njerëzve të tillë, prindërve u merren fëmijët. Ajo siguroi ndjekësit se nuk do të lejonte kurrë që këto sulme ta bënin të izolohej në shtëpi, pasi veten e konsideron një nënë me zemër që jeton vetëm për fëmijët e saj.

Në mbyllje të reagimit, ajo zgjodhi fjalë të ashpra për kritikët, duke i quajtur “buburrecë” dhe duke u kujtuar se gjatë muajit të Ramazanit nuk duhet t’i bëhet keq askujt me vetëdije.

“Turpërohuni,” përfundoi ajo, duke kërkuar që të gjithë të mbyllin gojën e të mos merren më me jetën e saj. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com