DPSHTRR Fier shpall tenderin për rikonstruksionin e kapanonit – Fondi dhe Detajet

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka shpallur një tender me fond 78 milionë lekë. Projekti konsiston në rikonstruksionin e kapanonit për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve dhe sheshit funksional, për DPSHTRR Fier.

Fondi do të shkojë për punime për tendën dhe qëndrimin me stola për pritjen në poligonin e testimit, punime gjelbërimi, instalime dhe pajisje elektrike, etj.

Projekti do të ekzekutohet brenda një afati 4 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.