Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po vijon fushatën e informimit të bizneseve mbi procesin e Fiskalizimit, faza e parë e të cilit nisi zbatimin nga 1 janari i këtij viti.
Për këtë arsye Administrata Tatimore zhvilloi ditën e sotme takim me disa nga tatimpaguesit e mëdhenj, të pranishëm fizikisht në DPT dhe online.
Qëllimi i këtij organizimi ishte informimi dhe sensibilizimi i kompanive VIP, për lëshimin e faturave përmes zgjidhjeve softuerike të certifikuara, përpara detyrimeve ligjore dhe informimi për portalin Self-Care.
Drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj gjatë këtij takimi theksoi rëndësinë e këtij procesi.
Më 1 korrik 2021 do të nisë Fiskalizimi për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, ndryshe B2B, ndërsa më datë 1 shtator 2021 do të nisë për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, ose siç njihet ndryshe B2C.
Pavarësisht detyrimit për t’u përfshirë në Fiskalizim sipas afateve të mësipërme, Administrata Tatimore kërkon të sqarojë se të gjithë subjektet kanë mundësi të fiskalizojnë transaksionet e tyre përpara këtyre afateve.










