Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në kuadër të zbatimit të procesit të Fiskalizimit, fushatën informuese të vizitave në terren në biznesin e vogël, që përfshin të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Punonjësit e AT do të informojnë çdo tatimpagues për zbatimin korrekt të kësaj reforme, duke i vendosur në dispozicion materialet e nevojshme për Fiskalizimin, si dhe duke i treguar përdorimin falas të platformës Self-Care.
Kjo nismë e ndërmarrë nga DPT për Fiskalizimin synon ofrimin e asistencës, për këtë reformë shumë të rëndësishme, si për Administratën Tatimore dhe gjithë tatimpaguesit.









