Dritë e verdhë apo e bardhë, zgjedhjet e duhura për çdo ambient të shtëpisë

Kur projekton ndriçimin e shtëpisë, duhet të marrim në konsideratë dhe intensitetin e dritës që duhet për të ndriçuar ambientin. Ky faktor mund të ketë ndikim nga hapësira por dhe mobiljet.

Rëndësia e ambientit dhe mobiljeve
Si fillim duhet të dish që drita e duhur duhet studiuar në bazë të kondirave më të këqija, dmth gjatë natës.
Kur zgjedh llampa dhe abazhura, duhet të masësh nevojat në bazë të mungesës së dritës: në këtë mënyrë mund të kuptosh nëse janë në gjëndje të ndr nevojat në bazë të mungesës së dritës: në këtë mënyrë mund të kuptosh nëse janë në gjëndje të ndriçojnë hapësirën. Gjëja e dytë që duhet menduar është fakti që dhe sipërfaqet mund të ndikojnë në ndriçim: kur drita godet një objekt, ky e thith dhe e reflekton më pas atë. Për këtë arsye sipërfaqet me shkëlqim reflektojnë më shumë se sa ato mat. Këshilla është që të mendosh për mobiljet q ëke në dhomë dhe më pas të vendosësh. Në të njëjtën mënyrë duhet menduar dhe për strukturimin e ambientit: si janë të orintuara dhomat, dritaret, ku janë dhomat, çfarë madhësie kanë e kështu me rradhë.

Çdo dritë funksionin e saj
Edhe lloji I ndriçimit luan një rol të rëndësishëm në relacion me dhomën që duhet ndriçuar: psh një llampë ne tavan, e adreson dritën në mënyrë të saktë duke garantuar ndriçim të fortë për një hapësirë më të vogël. Për këtë arsye përdoret për shembull në zonën e kuzhinës, gjatë gatimit.
Llampat e murit nga ana tjetër, përçojnë një dritë më të ulët e të butë dhe për këtë arsye janë ideale për të krijuar një atmosferë të këndshme gjatë darkës. Gjëja më e rëndësishmë është të kujtojmë që për të përmirësuar ndriçimin artificial bëjmë mirë të përdorim një shumëllojshmëri llampash të ndryshme, në mënyrë që të rregullojme forcën dhe intensitetin sipas orës dhe nevojës.
Si alternativë janë dhe sistemet e rregullimit të cilat funksionojnë në mënyre automatike në bazë të sasisë së dritës që ambienti ka. Sfida Imobiliare