Dua Lipa uron shqiptarët për Pavarësinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka uruar shqiptarët për 111-vjetorin e pavarësisë.

Ylli i Popit ka ndarë disa foto me flamurin kuqezi, Dua shkruan “Gëzuar Ditën e Pavarësisë”.

Dua ka përzgjedhur edhe një foto të një viti më parë, kur ajo mori nënshtetësinë shqiptare.

Vjet Dua Lipa përformoi në sheshin “Skënderbej” , ku mbylli edhe turin ‘Future Nostalgia’.